E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi në Kosovë: Mbështetje për administrimin e hapësirës ajrore

Shqipëria i ofron Kosovës gadishmërinë për administrimin e hapësirës së sipërme ajrore për të cilën NATO ka vendosur ta kalojë nën administrimin e Autoriteteve të Aviacionit Civil .Kjo çështje ka qenë thelbi i diskutimeve të realizuara gjatë takimeve të ministrit të Transporteve Sokol Olldashi në Kosovë, me kryeministrin Thaci dhe ministrin e Infrastrukturës Fehmi Mujota. Shqipëria dhe Kosova ranë dakort që të punojnë së bashku për zgjidhjen e këtij problemi.

Një tjetër aspekt mjaft pozitiv në këto takime ishte edhe diskutimi për rivendosjen e fluturimeve direkte Tiranë- Prishtinë, pas ndërprerjes që këto patën si rrjedhojë e hapjes së autostradës Durrës - Morinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›