Rama në twitter: Kryeministri para të rinjve, bllof i madh
Ndonëse në Preshevë, lideri i PS Edi Rama i përgjigjet dhëmb për dhëmb zhvillimeve në vend, konkretisht deklaratave të Kryeministrit të vendit, të bëra gjatë takimit me të rinjtë e Forumit Rinor Demokrat në Ballkan. Ndërsa në komentin e parë në Twitter ka dhënë një përshkrim të peisazhit të Preshevës, në dy të tjerët ka hedhur poshtë vlerësimet e Berishës duke u shprehur se Universitetet janë të mbingarkuara ,ndërsa ka theksuar se vetëm programi i partisë së tij rilind universitetet dhe ul papunësine.
“Drejt Presheves. Rrafshin e mbuluar me debore nen qiellin e bardhe dhe asnje ndertim buze rruges as mes fushave vec fshatrave te grupuar. Universitetet sot te mbingarkuara ne dem te cilesise.Papunesia rinore pervit me e larte.Programi yne rilind universitetet dhe ul papunesine.Fjale e km sot para te rinjve nje bllof i madh.Corodi e genjeshtra si perhere - turperuese per shoqerine tone.Ora e ndryshimit troket fort”- shkruan Rama.