Ilir Meta: PS është në krizë, nuk di se ç‘bën
Nuk është faji i qeverisë që opozita është marrë peng, ne jemi të bindur se nuk është ky vullneti i anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste për të ndjekur një politikë rruge dhe një politikë antieuropiane, një politikë antikombëtare. Në ndryshime të rëndësishme të vendit, kur energjitë duhen përqendruar në institucione, për të përmirësuar funksionimin e tyre, për të gjallëruar debatin dhe për të përqendruar të gjitha energjitë dhe aftësitë, mazhoranca, funksionon në një mënyrë shumë të vendosur dhe efektive. Partia Socialiste është në krizë, sepse nuk e di se çfarë bën. Kërkojnë me disa ultimatume qesharake të disa sharlatanëve, që populli shqiptar i ka lënë jashtë Parlamentit, që të bojkotojnë një gjë ku ata nuk janë zgjedhur për të qenë pjesëmarrës, sepse ju e dini që shumica e deputetëve që janë zgjedhur dëshirojnë që të ushtrojnë këto përgjegjësi në Parlament. Pra kjo është në krizë. Pa as një diskutim që kriza nuk do të kthehet në krizë të vendit.