E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi padit Ramen, per shitjen e truallit tek ish parku "Rinia"

Tirane-Ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi, ka paditur penalisht ne Prokurorine e Tiranes, kryebashkiakun e Edi Rama per shkeljet ligjore te konstatuara me shitjen e truallit tek ish parku "Rinia", shoqerise Tajvan. Gjate nje konference per shtyp dje, Olldashi ka bere publike padine qe ai ka ngritur ndaj Rames. Ne kete kallezim penal i kerkohet prokurorise te filloje hetimet me akuzen per shperdorim detyre. Bashke me Ramen, Olldashi ka kerkuar hetim edhe per funskionare te tjere qe kane miratuar dhe formalizuar shitjen e nje trualli ne zonen e ish-parkut "Rinia", duke pretenduar se toka ne fjale eshte dhene me rreth 200 euro/metri katror, ne kohen kur cmimi i tregut ne ate zone eshte mbi 2 mije euro. Olldashi tha se shitja e truallit nen vleren reale, duke qene toke shteterore, eshte bere me vendim te miratuar nga anetaret socialiste te Keshillit, ndersa anetaret e Partise Demokratike nuk e kishin miratuar ate kontrate shitjeje.

Sipas Olldashit, pergjegjesia per shitjen e truallit ne kete pjese te qendres se kryeqytetit, eshte individuale e kryetarit te bashkise. Ministri Olldashi shpjegoi se anetaret demokrate te Keshillit Bashkiak, nuk e kane miratuar kontraten e shitjes se kesaj siperfaqeje. "Kjo kontrate eshte pergjegjesi individuale e kryetarit, pasi anetaret demokrate kane qene kunder saj dhe nuk kane votuar ne Keshill", u shpreh Olldashi. Sipas tij, kryetari i bashkise, Edi Rama ka abuzuar me shitjen e nje trualli prej 1.310 metra katrore, ne nje kohe kur ligji e ndalonte shitje e trojeve shteterore, pasi do te perdoreshin per kompensimin e ish-pronareve. Sipas ministrit Olldashi ka te pakten dy shkelje flagrante te ligjit. I pari qe eshte ligji i vitit 2005, per shitblerjen e trojeve, neni 3, ne te cilin thuhet: "Ndalohet shitja dhe shitblerja e trojeve publike, deri sa te perfundoje kompesimi fizik i ish-pronareve. Kalimi i trojeve te lira nga prone shteterore ne prone private, lejohet vetem ne rastet qe vijojne; per ndertimin e banesave me qellim te lirimit te banesave te ish pronareve, dhe rasti i dyte eshte me vendim te Keshillit te Ministrave per shitje me synim investime shume te rendesishme per vendin.

Ministri Olldashi, iu referua edhe nje raporti te Kontrollit te Larte te Shtetit, per te faktuar abuzimin qe kryebashkiaku ka kryer gjate vitit 2005.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›