Deputetet e PS: Berisha s'na tremb
Grupi parlamentar i Partise Socialiste, denoi dje ashper gjuhen e perdorur nga kryeministri Sali Berisha, ndaj kryesocialistit Edi Rama. Vendimi unanim erdhi pas nje mbledhje te jashtezakonshme te grupit parlamentar socialist. Megjithese mbledhja e radhes ishte parashikuar per daten 3 dhjetor, ku do te vendoset mbi rrugen politike qe do te ndiqet nga socialistet, mbajtja e fjalimit te kreut se mazhorances ne Kuvendin e Shqiperise pak dite me pare, solli edhe te dyten mbledhje brenda javes, te grupit parlamentar socialist. Burime brenda ketij grupi, bene te ditur per "Koha Jone" se perpara mbledhjes, ishte ngritur nje grup i cili hartoi deklaraten per qendrimin qe duhet te miratohej nga deputetet socialiste. Te njejtat burime bejne te ditur, se ne mbledhjen e drejtuar dje nga kryetari i Asamblese Kombetare, Gramoz Ruci, pasi kryesocialisti ndodhej me angazhime si kryetar i bashkise, deputetet socialiste kane dhene idete e tyre per sa i perket deklarates dhe me pas, kane mbeshtetur unanimisht qendrimin e perbashket. Permes nje komunikimi per mediat, deputeti i selise roze, Blendi Klosi, ne emer te deputeteve socialiste denoi me indinjate te thelle gjuhen e krimit dhe te urrejtjes, e cila shpalos konceptin qe kryeministri i vendit ka per Kuvendin, duke e kthyer Kuvendin e nje vendi anetar te NATO-s dhe aspirant te BE-se, ne nje poligon per eliminimin e opozites. "Hedhim poshte me vendosmeri, te gjitha kercenimet dhe shpifjet, harbuterine e shfrenuar ndaj kryetarit te PS, deputeteve dhe familjeve te tyre, kercenimet ndaj mediave, biznesit dhe institucioneve te pavarura", deklaroi Klosi. Ai denoncoi tentativat ogurzeza te Sali Berishes, per te vene perfundimisht qeverisjen perballe me te qeverisurit, per te nxitur urrejtje dhe provokuar ndarje te forta partiake, krahinore dhe midis grupeve te militanteve, duke tentuar ta coje vendin drejt pershkallezimit te nje konflikti me pasoja te paparashikueshme. "E paralajmerojme kryeministrin, te heqe dore njehere dhe mire nga gjuha dhe skenaret e vitit 1997, perndryshe do te mbaje jo vetem pergjegjesi historike, por edhe pergjegjesi ligjore deri ne fund", kritikoi kreun e qeverise, sekretari Organizativ i selise roze. Me tej, ai theksoi se jane te vendosur per te vazhduar veprimin e tyre politik per transparence te procesit zgjedhor, deri ne plotesimin e kushteve thellesisht demokratike dhe ligjore, te paraqitura nga socialistet ne Parlamenti, qeverise dhe institucioneve te tjera kushtetuese.