Gjirokaster RamaVota e 8 majit do ndryshoje politiken kombetare

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ishte i pranishem ne nje takim elektoral ne qytetin e Gjirokastres ku prezantoi te gjithe kandidatet e bashkive dhe komunave te qarkut Gjirokaster te koalicionit Aleanca per te Ardhmen. Ne fjalen e mbajtur ne kete takim Rama eshte shprehur se me 8 maj eshte dita per te rimarre ne dore fuqine magjike qe demokracia ia jep cdo njeriu te zakonshem ku cdo qytetar ka te drejte te ndeshkoje qeverine qe nuk i sherben denjesisht. Rama theksoje se vota e 8 majit eshte politike pasi do te ndryshoje politiken kombetare me rezultatin e votimit.
Kerkoj qe me 8 maj vota eshte cilesisht politike sepse nuk eshte nje vote per te konfirmuar kryetari ne bashkise por eshte per te ndryshuar politiken kombetare te vendit mbi pasurit e ketij vendi politiken kombetare mbi gjithcka u shpreh lideri i socialisteve.
Rama nenvizoi se me 8 maj do te arrijme jo ne fitore aritmetike por nje fitore qe do i hape rrugen nje zhvillimi te ri nje perspektive te re do ti hape rruge cdo familje Gjirokastrite dhe cdo famije shqiptare ku varferia dhe papunesia eshte ulur kembekryq.
Rama kerkoje qe dita e votimit te shfrytezohet si nje dite e demonstrates se madhe popullore. Populli po perballet cdo dite e me shume me fatura te papagueshme me sherbime te padenja. Me 8 maj te shkojme ne kutite e votimit si nje demonstrate e madhe popullore per te ndryshuar jeten e cdo qytetari qe ne Shqiperise duhet te ndihet i liri dhe i mbrojtur ne te drejten e tij pavaresisht se per ke voton.
Lideri i socialisteve vuri ne pah se qeveria ka lene ne harrese Gjirokastren dhe se premtoje qe ti kthehet i gjithe shkelqimi i humbur vit pas viti per shkak te braktisjes se qeverisese per shkak te injorances se qeverise. Kreu i PS-se tha se qeveria e Berishes eshte ne piken e fundit dhe po ben cdo lloj premtimi per te marre vota. Kur te vij ketu do tju premtoi turizem alpinizem automobilizem ciklizem rrush dardha te tera do tjua premtoje sepse nuk i ka mbetur asgje me pervec grahmave te genjeshtrave me te medha qe mendja mund ti kape nderkohe qe perball ka shqiptar e shqiptare qe vuajne papunesine varferine dhe padrejtesine u shpreh Edi Rama ne Gjirokaster.
Rama e mbylli fjalen duke thene se perfaqesues te PD-se dhe LSI-se po mundohen edhe te blejne votat dhe u shpreh se leket merrjani nje me nje se jane leket tuaja se jane leket dhe votat kthejani ne lule te ballit duke i thene Saliu dhe Spiro Tavos Kurre me.