E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi vazhdon turin paraelektoral në komunat e Lushnjës



Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, në kuadër të turit paraelektoral, ka zhvilluar dje disa takime në komunat e Lushnjës në qarkun e Fierit. Gjatë fjalës së tij në këto takime Olldashi ka bërë diferencën midis qeverisjes së PD-së dhe asaj të PS-së. “Katër vjet me parë i gjithë Fieri, e gjithë Myzeqeja, Lushnja e më gjerë qeverisej nga banda e Aldo Bares. Të gjithë banorët e dinë mirë se që të hyje në Lushnjë 4 vjet më parë duhej të merrje leje te Aldo Bare, ashtu siç duhej të merrje leje te Nehat Kulla për të hyrë në Tiranë. Ne të gjithë jemi dëshmitarë se sot qeveris shteti, dhe jo bandat”, - është shprehur Olldashi.
Olldashi tha se të gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike që kanë ndërmarrë një tur në mbarë vendin, dalin ballëhapur përpara çdo banori, sepse Partia Demokratike jo vetëm që i ka mbajtur premtimet, por dhe i ka tejkaluar ato. “Shumëkush ndoshta ishte skeptik kur ne shpresonim të anëtarësoheshim në NATO, e aq më të paktë ishin ata që besonin kur i thamë se do të bënim të mundur kërkesën për aplikim në Bashkimin Europian”, - është shprehur Olldashi.

1 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›