Sondazhi i USAID-it, 80% e shqiptarëve mendojnë se ministrat janë më të korruptuarit
Shqiptarët mendojnë se niveli i korrupsionit në vend është rritur. Gjysma e të intervistuarve janë pesimistë për situatën ekonomike
Eljona Ballhysa
USAID-i, në bashkëpunim me organizatën “IDRA”, publikuan dje sondazhin mbi perceptimin e korrupsionit në Shqipëri. Për realizimin e këtij sondazhi ekspertët amerikanë dhe shqiptarë të organizatave në fjalë kanë intervistuar 1194 persona nga qytete dhe zona të ndryshme të vendit, mbi moshën 18 vjeç. Sipas sondazhit, shqiptarët mendojnë se niveli i korrupsionit në vend është rritur në krahasim me një vit më parë. Vendin e parë si më të korruptuarit në sytë e qytetarëve shqiptarë e mbajnë qeveritarët, deputetët, doganierët dhe mjekët. Vazhdon të mbetet problematik besimi që kanë shqiptarët tek institucionet shtetërore, pasi ky është mjaft i ulët. Qytetarët besojnë se vendin e parë në luftën kundër korrupsionit e mban media.
“Besimi i qytetarëve shqiptarë te institucionet vazhdon të mbetet ende i ulët. Mesatarja e besimit për të gjitha institucionet shënon 44.3 pikë. Doganierët, tatimorët, ministrat, parlamentarët dhe mjekët shënohen si më të korruptuarit”, - është shprehur dje gjatë publikimit të sondazhit zëvendësdrejtori i IDRA-s, Florian Babametaj. Ndwrsa drejtoresha e USAID-it mendon se korrupsioni po pengon zhvillimin e vendit. “Korrupsioni vazhdon të mbetet një problem shumë serioz. Fatmirësisht përvojat personale të publikuara me korrupsionin kanë rënë, por perceptimet për këtë fenomen vazhdojnë të jenë të larta. Besimi i shqiptarëve tek institucionet vazhdon të mbetet i ulët, ndërsa transparenca e institucioneve është një çështje kritike. Publiku në përgjithësi, por edhe vetë zyrtarët, mendojnë se korrupsioni është një dukuri masive. Korrupsioni po u merr shqiptarëve energji, kohë dhe para, që mund të ishin shpenzuar më mirë në projekte pozitive. Shqipëria është një anëtare e re e NATO-s dhe po merr hapa të tjerë drejt Bashkimit Europian, drejt zhvillimit, infrastrukturës dhe reformave në ekonomi. Por është e qartë se korrupsioni kërcënon të gjitha këto që janë arritur”, - u shpreh Roberta Mahonei, drejtoreshë e USAID-t.
Perceptimi i korrupsionit
Perceptimi mbi korrupsionin në Shqipëri vazhdon të mbetet i lartë. Nga 20 institucione të vlerësuara në sondazhin e publikut të gjerë në 2009-n, 14 prej tyre konsiderohen si më shumë të korruptuara. Drejtuesit fetarë, presidenti, media, ushtarakët, mësuesit e shkollave publike dhe drejtuesit e OJF-ve shihen si më pak të korruptuarit. Doganierët, tatimorët, ministrat, parlamentarët dhe mjekët janë vlerësuar si më të korruptuarit. Pothuajse gjysma e kampionit të publikut të gjerë (48.5%) mendon se korrupsioni është rritur krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që 38% mendojnë se ai ka mbetur i njëjtë.
Shëndetësia përfaqëson sektorin më të përmendur për korrupsion. 37.1% e të intervistuarve pohojnë se i kanë paguar ryshfet një mjeku ose infermieri gjatë vitit të kaluar.
Ushtarakët kanë pësuar një përkeqësim me 4 pikë në vitin 2008, por që, gjithsesi, në sytë e publikut vazhdojnë që të shihen si më shumë të ndershëm sesa të korruptuar, me 39.2 pikë. Korrupsioni i perceptuar për policët është përkeqësuar pak nga viti 2006 (59.5 pikë) në vitin 2009 (63.1 pikë). Sidoqoftë, policët vazhdojnë të vlerësohen ende disi më mirë se në vitin 2005 (66.4 pikë). Në vitin 2009 ministrat vlerësohen më keq se në vitin 2008, duke treguar një rritje prej 6.5 pikësh në shkallën e korrupsionit, duke arritur vlerësim të njëjtë me atë të vitit 2005 (78.9 pikë). Pothuajse gjysma e të intervistuarve (48.5%) në kampionin e publikut të gjerë mendojnë se korrupsioni midis zyrtarëve publikë është rritur gjatë vitit të kaluar.
Lufta kundër korrupsionit
Përgjithësisht, publiku shqiptar mendon se institucionet nuk janë duke bërë mjaftueshëm kundër korrupsionit. Vetëm media shihet nga publiku sikur po ndihmon në luftën kundër korrupsionit, e vlerësuar me 63.6 pikë, ndërkohë që të gjitha institucionet e tjera janë vlerësuar me më pak se 50 pikë. Institucionet, të cilat, në sytë e publikut, shihen si ato që ndihmojnë më pak në luftën kundër korrupsionit, janë drejtuesit fetarë, Inspektorati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe qeveria.
Gjykatat dhe Prokuroria e Përgjithshme tregojnë një përmirësim që nga viti 2005, përkatësisht me 5 dhe 6 pikë. Gjithsesi, këto dy institucione vazhdojnë të mbeten të vlerësuara me më pak se 50 pikë. Besimi i shqiptarëve në institucione vazhdon të mbetet i ulët. Mesatarisht, niveli i besimit për 15 institucionet e paraqitura është 44.3 pikë. Publiku i percepton institucionet si jotransparente. Asnjë nga institucionet e vlerësuara nuk ka marrë më shumë se 50 pikë. Sipas publikut të gjerë, institucioni më transparent është pushteti vendor, me 40.3 pikë. Institucioni më pak transparent dhe i vlerësuar me 27.2 pikë është Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Vlerësimi i ekonomisë
Më shumë se gjysma e të intervistuarve (54.4%) mendojnë se gjendja ekonomike e vendit është “e keqe” ose “shumë e keqe”. Optimizmi ekonomik, i vlerësuar nga opinionet e të intervistuarve mbi situatën ekonomike për vitin e ardhshëm, është pak më i lartë se në vitin 2008, por shumë larg prej niveleve të viteve 2005 dhe 2006. Një në katër të intervistuar u përgjigj se është pesimist mbi gjendjen ekonomike të vendit në vitin e
ardhshëm.
1 Maj 2009