Olli: Emërimi i komisionerëve, detyrim ligjor

Zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Leonard Olli, në një intervistë eskluzive për RTV “Ora News”, lëshon apelin e radhës ndaj politikës, për të respektuar kodin zgjedhor. Ndërsa ditën e nesërme do të votojnë 36 mijë zgjedhës në 102 qëndra votimi, në këto zgjedhje të pjesshme, Olli përcolli të gjitha detajet, ndërsa vuri në dukje se shqetësimi i vetëm mbetej përzgjedhja e komisionereve.
Sakaq mësohet se komunat ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme janë komunat Shllak, Shalë, Komuna Qendër-Skrapar, komuna Armen, Pishaj, Mollas, Paper, Zall-Dardhë, Kolsh dhe Finiq. Përsëritja e këtyre vjen pasi në tre prej këtyre komunave, në Shllak, Pishaj dhe Mollas votimi nuk u krye fare ndërsa në 7 të tjerat, ato u cilësuan si të pavlefshme si nga ana e KQZ-së edhe nga ana e Kolegjit Zgjedhor.
“KZAZ-ja është pika e parë e organizimit dhe menaxhimit dhe me pas kalon në KQZ. Ne jemi gati me të gjitha zonat. Nuk kemi asnjë shqetësim. I vetmi problem mbetet një raport me grupet e numerimit ku subjektet emërojnë komisionerë në momentet e fundit, çka pengon trajnimet e tyre” tha më tej ai.