Van Den Dol President me konsensus
Faktori nderkombetar kerkon uljen e mazhorances dhe opozites ne nje tryeze per zbatimin e 12 rekomandimeve qe Bashkimi Europian i ka lene si detyre shtepie Shqiperise. Ambasadori i Mbreterise se Holandes Van Den Dool ne nje interviste dhene Albanian Screen thekson se tashme qe kapitulli per kryebashkiakun e Tiranes eshte i mbyllur Sali Berisha dhe Edi Rama duhet te ulen ne nje tryeze per plotesimin e 12 kushteve te BE. Roli i nderkombetareve ne nxitjen e dialogut mes opozites dhe mazhorances eshte mbeshtetes. Une di qe vitin e kaluar nisi nje tryeze mes partive politike por qe u la pergjysme. Ne duam qe kjo tryeze mes mazhorances dhe opozites te rifilloje serish per 12 hapat e integrimit te BE. Raporti i ODIHR-it do te dale ne muajin shtator. Polarizimi politik ka bere qe te ngadalesohet integrimi ne Bashkimin Europian tha Van Den Dool. Per sa u takon ndryshimeve kushtetuese te paralajmeruara nga opozita ambasadori i Holandes ne Tirane kerkon qe per kete ceshtje duhet te vendose nje shumice e madhe njerezish. Diplomati holandez eshte shprehur edhe per menyren e zgjedhjes se Presidentit te ri i cili pritet te ndodhe ne vitin 2012. Sipas tij duhet konsensus dhe per kreun e ri te shtetit. Duhet qe Presidenti i ri te mos jete nje zgjedhje politike. Opinioni im eshte qe Presidenti te mos jete politik. Zgjedhja e tij ne vitin 2012 duhet te jete me mazhoritet te madh dhe te permbushe disa kritere tha Van Den Dool. Qendrimi i ambasadorit holandez vjen ne nje moment kur kreu i mazhorances ka deklaruar se eshte per respektimin e Kushtetutes per zgjedhjen e Presidentit. Presidenti i Republikes do te zgjidhet teresisht ne perputhje me Kushtetuten. Dhe kjo nuk eshte absolutisht ne interesin tim apo ne interes te qeverise por eshte teresisht ne interesin e rendit kushtetues dhe te qytetareve. Te kerkosh ndryshime kushtetuese sepse do ta fusesh Presidentin gjysme ne xhep nderkohe qe e ke ne xhep plotesisht dhe nuk te dha asgje me thoni ju lutem sa racionale eshte kjo. Gjerat duhet te kene thelbin e arsyes. fare i dha atij Presidenti 140 mije vota me pak me gjithe voten e tij pro tha Berisha ne konferencen e dy diteve me pare. Kryeministri eshte i vendosur te zgjedhe nje President vetem me votat e mazhorances duke shmangur ndonje kandidature konsensuale ne bashkepunim me opoziten.