Olli: Procesi i votimit po ecën normalisht

Zëdhënësi i KQZ Leonard Olli u shpreh për "Ora News" se ky institucion është në ndjekje të situatës në të gjitha qëndrat e votimit dhe ka konstatuar që procesi është i mbarë. Sipas tij nuk ka pasur pasur ndërprerje të votimit duke theksuar se votimet janë brenda një kuadri dhe brenda normave dhe standarteve. Ai theksoi gjithashtu se përqindja e votuesve vazhdon të ketë rritje ndonëse informoi se në 5 qendra votimi nuk u zhvillua sot procesi i votimit . Olli gjithashtu shtoi se sistemi i monitorimit me kamerat do të mundësojnë një përcjellje më të shpejtë të të dhënave. Olli gjithashtu shtoi se deri në orën 00:00 të natës do të ketë një reultat të qartë.