E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olli Rehn kundër politikave të Hollande

Zyrtari më i lartë i BE-së për çështjet ekonomike kundërshton financimin e paketave të rritjes ekonomike me borxhe të reja, ndërsa u lëshon qeverive të bllokut një tjetër apel që t’u përmbahen reformave strukturore dhe uljes së deficitit fiskal si rruga e vetme për daljen nga kriza.

Zgjedhja e presidentit të ri në Francë mbi platformën e politikave pro-rritjes, të cilat bien ndesh me iniciativën gjermane për masa shtrënguese anti-krizë, ka çelur një debat mbi drejtimin që duhet të marrin politikat ekonomike si në nivel kombëtar, ashtu dhe në rangjet e larta të BE-së.

“Nuk e zgjidhim dot këtë krize duke i shtuar hua të reja pirgut të borxheve të vjetra, që edhe kështu po i dëmton rëndë perspektivat e rritjes ekonomike. Ajo që duhet bërë pikë së pari, në këtë situatë është t’i mbahemi kursit të konsolidimit fiskal, sepse përballemi me një nivel tmerrësisht të lartë të borxhit publik që në Europë është rritur nga 60 në 90 për qind”, deklaron Olli Rehn.

Fitorja e Francois Hollande në Francë ndaj Nicolas Sarkozy tregoi zemërimin e publikut atje me krizën ekonomike të Europës, që ka rrëzuar një numër qeverish në mbarë kontinentin e vjetër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›