E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, Poni: Nuk kemi dështuar, do e tregojmë me fakte

Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni u shpreh në studion e "Ora News" se Shqipëria nuk ka dështuar në liberalizimin e vizave. Sipas tij mbledhja e BE-së ishte vetëm për 3 shtete dhe se Shqipëria nuk priste ndonjë vendim për të. Ai shtoi gjithashtu se në mbledhjen e BE-së në nëntor Shqipëria do të tregojë me fakte se ndodhet më përpara me standartet e kërkuara nga Bashkimi Europian se këto shtete. Ndërsa shtoi se pajisja e qytetarëve me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike është motivi kryesor për integrimin europian të Shqipërisë. Gjithashtu zëvendësministri Poni deklaroi në studion e "Ora News" se pajisja e plotë e qytetarëve me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike do të përfundojnë në fund të 2010-ës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›