E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olli: Shumica e akseve, të kalueshme

Shumica e akseve kombëtare janë të kalueshme. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Alfred Olli, ndërsa në një dalje për mediat përcolli situatën aktuale në vend.

Ai shtoi më tej se të bllokuara mbeten aksi rrugor: Kukës Peshkopi, Qafë Mali Fierzë, Domaj Draj Reç, ndërsa po punohet për hapjen e tyre. Ndërkaq, aksionet e evakuimit të banorëve kanë vijuar sërish, sikundër dhe shpërndarja e ndihmave.

Rrugët nacionale të cilat kalohen pa probleme janë: Tiranë Kukës Morinë;  Bajram Curri Morinë; Tiranë Bulqizë Peshkopi;  Tiranë Shkodër Muriqan;  Tiranë Shkodër Han i Hotit;  Tiranë Gjirokastër Kakavijë;  Gjirokastër  – Sarandë; Vlorë Sarandë;  Tiranë Elbasan Qafë Thanë ; Qafë Thanë Pogradec Korçë- Kapshticë; Korçë Ersekë Leskovik.

Rrugët të cilat kalohen vetëm me zinxhirë janë: Kukës Krumë; Kukës Topojan; Bajram Curri Fierzë; Peshkopi Qafë Buall; Qafë Bualli Krastë.

Në të gjithë vendin janë 28 komuna të bllokuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›