E Diel, 1 Nëntor 2026

Çaste shokuese në Britani, shoferi shtyp qëllimisht çiklistin

Panik dhe frikë ishte pasqyra e asaj çfarë është ofruar në rrethrrotullimin në Bristol të Britanisë së Madhe. Shoferi i një autobusi nuk i është dredhur qerpiku, ndërsa tenton të shtypë çiklistin.

Shoferi i autobusit, Gavin Hill është dënuar me 17 muaj burg, pasi ka përdorur autobusin, për të larguar nga rruga çiklistin Philip Mead. Ashtu siç shihen dhe nga fotot, manovra që bëri shoferi i autobuzit ishte e qëllimshme, duke i thyer këmbën dhe sjellë  fraktura të rënda në dorë ndaj çiklistit.

Kjo ngjarje e rëndë është hetuar deri në detaj, pasi është filmuar nga kamerat, ndërsa gjykata ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për diçka të rastit.

Keni përdorur autobusin, si armë për të sulmuar Meadin dhe për ta frikësuar atë, i tha gjykatësi të akuzuarit.

Mead, baba i dy fëmijëve, pas aksidentit iu nënshtrua një operacioni në këmbë.

Masat që u morën ndaj shoferit  ishin të rrepta, pasi ai u pushua nga puna. Atij iu hoq patenta për 2 vjet e gjysmë dhe u dënua me 17 muaj burg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›