E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olmert: Izraeli, i lire per te vepruar kunder Iranit

Kryeministri izraelit ne detyre, Ehud Olmert deklaroi se Izraeli ishte i lire te ndermerrte cdo veprim qe e mendonte te nevojshem kunder programit berthamor iranian. Ai theksoi se nuk kishte pengesa nga SHBA-ja.

“Nuk kam dijeni qe dikush ne administraten amerikane, perfshire edhe keto dy ditet e fundit, t'i kete shprehur delegacionit apo zyrtareve izraelite dicka qe te kishte lidhje me mosndermarjen e veprimeve qe do te na duken te nevojshme per sigurine themelore te shtetit te Izraelit, perfshire edhe ceshtjet qe kane te bejne me Iranin", tha Olmert.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›