Olmert: Izraeli të tërhiqet nga territoret

Izraeli duhet të tërhiqet nga të gjitha territoret e pushtuara në vitin 1967 gjatë Luftës në Lindjen e Mesme në shkëmbim të paqes me palestinezët dhe Sirinë, citohet të ketë thënë sot kryeministri izraelit në detyrë Ehud Olmert në një gazetë.
"Unë po them atë që asnjë lider i mëparshëm izraelit nuk e ka thënë më parë: ne duhet të tërhiqemi thuajse nga të gjitha territoret , përfshirë Jerusalemin Lindor dhe Lartësitë Golan", i tha gazetës "Yedioth Ahronoth kryeministri Olmert, i cili ka dhënë dorëheqjen pas një skandali korrupsioni.
E përditshmja e Izraelit e quajti atë "intervistë të ligjshme" dhe e publikoi në prag të vitit të ri hebre. Ajo shton se Olmert shkoi më tej në dhënien e propozimeve për paqe seç kishte publikuar në kohën që ishte aktiv në detyrë.