E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, lihen të lirë 11 turistët

Turistët europianë të rrëmbyer dhjetë ditë më pare, u lanë të lirë.

11 pengjet, pese italiane, pese gjermane, nje rumun bashkë me udhërrëfyesin egjiptian,  raportohet se janë në gjendje të mirë shendetesore.

Grupi i turisteve u mor peng nga një grup personash të armatosur në një zonë kufitare ne Egjipt. Ata u transportuan ne nje bazë ushtarake në Kajro.

Gjatë kohës qe u mbajten pengjet europiane u zhvendosen ne shkretetiren mes Egjiptit, Sudanit, Libise dhe Cadit. Lajmi i lirimit të tyre u mesua nga telelvizioni shteteror dhe u konfirmua nga zyrtaret italiane.

Sic raporton BBC, nuk jane bere publike rrethanat e lirimit te tyre. Pengmarresit u kerkuan autoriteteve gjermane nje shume prej 8.8 milione dollaresh, por mbetet e paqarte nese kjo sasi parash u eshte dorezuar.

Ngjarja vjen nje dite pasi trupat sudaneze u perleshen me pengmarresit ne veri te Sudanit dhe vrane prej tyre ndersa dy te tjere u ndaluan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›