E Shtunë, 31 Tetor 2026

IZRAELI VRET 195 FEMIJË PALESTINEZË

Jeruzalem - 195 fëmijë palestinezë kanë vdekur gjatë sulmeve tokësore, ajrore dhe nga deti të Izraelit ndaj Palestinës. Ndërkohë që Izraeli vazhdon me të gjithë fuqinë që ka sulmet e nisura më 27 Dhjetor. Bilanci i viktimave rezulton të jetë tragjik me të paktën 578 të identifikuar. Pavarësisht pretendimeve të Tel-avivit zyrtar se nuk do të qëllohen vendstrehimet e civilëve por vetëm ato të Hamasit, pasojat tregojnë krejtësisht të kundërtën. Shumica e viktimave rezulton të jenë civilë. Një zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë palestineze, Dr. Hassanein, bën të ditur se gjatë 9 ditëve të sulmeve izraelite kanë vdekur të paktën 195 fëmijë, ndërkohë që Drejtoria e Shërbimit të Urgjencave lajmëron për 578 të vdekur. Sipas saj, shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›