Dosjet mbajnë peng PS-në
Tiranë - ka qenë i menjëhershëm reagimi i Partisë Demokratike pas deklaratave të Kryetares së Grupit Parlamentar të PS-së lidhur me ligjin e lustracionit. Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi në një deklaratë të shkurtër tha sot se, “dosjet dhe arkivat e se shkuarës mbajnë peng Partinë Socialiste". Reagimi i Aldo Bumçi, erdhi pak pas deklaratës së bërë nga kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj. Bumçi tha se, kjo parti tregon se ka lidhje të dyfishta me komunizmin.
Paradite, zonja Leskaj akuzoi dyshen Berisha-Topalli se po pengojnë integrimin e vendit me këmbënguljen e tyre për këtë ligj. Zonja Leskaj citoi shqetësimet e një dite më parë të presidencës së Bashkimit Evropian e cila ka bërë të ditur se një ligj i tillë vë në rrezik anëtarësimin e Shqipërisë në BE.”Kryetarja e Kuvendit po dje ka deklaruar se ditën e hënë do miratojë në Kuvend Autoritetin, pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Injorimi i qëllimtë nga ana e tandemit Berisha – Topalli, të këtyre mesazheve, duke abuzuar me krimet e së kaluarës komuniste, me qëllimin e vetëm për të mbuluar mëkatet e sotme, kanë vënë në rrezik serioz hapat integruese të Shqipërisë në strukturat euroatlantike”, tha ajo.