E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Nuk ndryshojmë qëndrim

Tiranë - LSI lidhur me projektbuxhetin e bashkisë së Tiranës bën publik qëndrimin e saj, se nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi për këtë projektbuxhet i cili është kundërshtuar fuqishëm nga LSI, si një projektbuxhet spekulativ e korruptiv dhe i ndërtuar me qëllimin e vetëm për të vjedhur e shpërdoruar paratë e qytetarëve të Tiranës. Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Petrit Vasili, gjatë një konference për shtyp, ka deklaruar se Kryetari i Këshillit bashkiak ka refuzuar prerë të legjitimojë një afere të tillë të pistë të një votimi që do të mbahet mend gjatë si një nga ngjarjet më të rënda dhe turpi i bashkisë së Tiranës kur Kryetari i Bashkisë bleu votat e këshilltarëve të djathtë dhe më pas numëroi po vetë votat e vjedhura. Ai theksoi se “çfarëdo që të ndodhë me këtë projektbuxhet abuziv dhe korruptim deklarojmë qartë dhe prerë se LSI nuk do të lejojë të vidhet asnjë qindarkë nga mundi dhe djersa e taksave të qytetarëve të Tiranës”.

Më tej, Vasili shtoi se “askush të mos ketë asnjë iluzion se LSI do të lejojë që Ramat dhe Kokëdhimat të grabisin buxhetin e qytetarëve siç kanë bërë për 11 vite me rradhë. Askush nuk duhet të ketë një iluzion se LSI do të lejojë që paratë e qytetarëve të varrosen duke mbushur gropat e bulevardit me rërë e bitum nën shi e të vidhen me miliona publikisht. Asnjë aleancë PS dhe PD e hapur apo e fshehtë për të miratuar projektbuxhetin nuk do të ndalë LSI për të bërë transparencën e çdo paraje të buxhetit të bashkisë së Tiranës dhe këshilltarët e bashkisë së Tiranës së bashku me qytetarët do të jenë tribunët e antikorrupsionit”.

Sipas tij, LSI nuk do të lejojë më që një qytetar bashkie i paaftë i cili edhe pse ka 11 vjet në pushtet nuk ndreq dot as pllakat e sheshit "Skënderbej" mu përpara zyrës së tij, të vazhdojë të vjedhë e shpërdorojë paratë e tiranasve për të paguare zëdhënësa të degraduar, OJQ, sondazhe e vullnetarë që gënjejnë e mashtrojnë 24 orë në ditë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›