Olmert:S'ka paqe pa ndarjen e Jerusalemit

Kryeministri i deritanishëm izraelit, Ehud Olmert deklaroi se nuk do të kishte kurrë pa një ndarje të Jerusalemit, "një pjesë e të cilit duhet të kthehet në kryeqytetin e një shteti palestinez". "Të mos bëjmë aludime, nuk do të ketë kurrë paqe me arabët dhe palestinezët, nëse në fund të fundit një pjesë e Jerusalemit nuk kthehet në kryeqytetin e një shteti palestinez", tha Olmert."Vendimet kurajoze por të dhimbshme", që Izraeli do të duhet të marrë për të arritur paqen përfshijnë "një tërheqje pothuaj të plotë nga Judée-Samarie", Cisjordania. Ka vetëm dy rrugë për të arritur paqen, me sytë hapur dhe zemrën e thyer, por me vendosmëri, ose përndryshe do të kemi të njëjtin rezultat, sepse nuk ka zgjedhje tjetër", shtoi Olmerti.Izraeli e aneksoi pjesën lindore të Jerusalemit pas pushtimit të tij në qershor 1967, ndërkohë që palestinezët duan të kthejnë në kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.Afro 270 000 palestinezë jetojnë në këtë pjesë lindore, ku më shumë se 200 000 izraelitë janë vendosur që pas 1967-s në rreth 12 lagje të kolonizuara.