Olsen: “Shqipëria ka ndryshuar për mirë”Trajneri i Danimarkes: “Unë i shoh sot ata më mirë të organizuar sesa me 1 prill"

Publikoje ne:
Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, tregoi respekt të madh për Shqipërinë, kur kanë mbetur pak orë nga përballja e ditës së mërkurë në “Qemal Stafa”. Faqja daneze, Sporten.dk, citon tekniku danez, të ketë thënë për mediat vendase, se “sidomos në sidomos në shtëpi ka qenë e vështirë për të mundur Shqipërinë në kualifikueset aktuale”, duke kujtuar barazimin 0-0 të Suedisë, ndërkohë që Portugalia arriti të siguronte tre pikët në kohën shtesë.
“Në të gjitha drejtimet kjo është në ndeshje e vështirë. Duhet të angazhohemi në këtë betejë me besimin në aftësitë tona dhe të tregojmë se jemi një ekip i mirë futbolli”, - tha Morten Olsen. Të martën në mbrëmje, Danimarka zhvilloi dhe stërvitjen njohëse në “Qemal Stafa”.
Më 1 prill të këtij viti, Danimarka fitoi 3-0 me Shqipëirinë, por dhe vetë danezët e shohin shumë të vështirë ndeshjen e kthimit në Tiranë.
“Unë i shoh sot ata më mirë të organizuar sesa ishin më parë. Kjo është diçka që vjen natyrshëm pas ndërrimit të trajnerit (Ari Han) pas dështimit në ‘Parken Stadion’. Përveç avantazhit të luajturit në shtëpi, - Danimarka do të gjejë edhe në Shqipëri shumë më mirë. Lorik Cana do të luajë në qendër të mbrojtjes, ndërsa Erjon Bogdani do të jetë në sulm”, -citohet Olsen nga faqja daneze, Bold.dk.
Vetëm Majkëll Silberbauer është në dyshim në ndeshjen kundër Shqipërisë, për shkak të një dëmtimi në këmbë në ndeshjen kundër Portugalisë.
E Marte, 08 Shtator 2009