E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olta dhe Domi, thashetheme për banorët

06/04/10 01:05

Olta dhe Domenika diskutojnë sjelljen e Seldit pak më parë. Olta e këshillon që ti qartësojë këto gjëra me Seldin, por Domi mnedon se nuk ka ardhur momenti i duhur. Ajo thotë se po e vështron ende Seldin se si po reagon në këto situata dhe shprehet se ai po bëhet shumë xheloz për Mirin. Të dyja vajzat fillojnë të flasin për këtë të fundit. Domi i tregon bisedat që ka bërë me Mirin ditët e fundit. Ajo i trgon kur Miri e kishte puthur në faqe gjatë ditës, në sy të të gjithëve dhe kur ishin vetëm, ai i kishte thënë se e bëri vec për të parë reagimet e të tjerëve. Domi tregon se kanë bërë shumë biseda të dy, ka folur për familjen e saj, historinë me të atin, motrat dhe për situata e ndryshme në shtëpi, ku Miri kishte thënë se kanë rënë në monotoni e që ajo i kishte dhënë të drejtë. Domi tregon se ishin sqaruar edhe për raportin e tyre, që nuk flisnin për dy muaj rresht dhe pas tentativave të saja për tu sqaruar, ai kishte pranuar vetëm tek prova e bicikletës, pasi ajo e hapi sërish temën për diskutim. Domenika tregon shkurtimisht disa nga bisedat me Mirin për banorët e tjerë ku për Mandin, ai kishte thënë se është futur me paragjykime për të, pa e njohur fare. Domi mendon se Miri kishte të drejtë këtu, por nuk ia tha. Për Klodin, ai kishte thënë fjalë të mira, por Domi e kishte këshilluar që ato tia thoshte atij në sy e jo asaj. Ajo tregon se folën edhe për ngjarjen mes tij dhe Klodit dhe se ai tha se nuk e pa të arsyeshme ti kërkonte falje Klodit, përderisa ai e vazhdoi seriozisht atë histori e nuk i tha se ishte lojë. Domenika i thotë Oltës se nuk është në brendësi të bisedës dhe shprehet se nuk e kuptoi mirë këtë pjesë. Edhe Olta i tregon bisedën që pati me Tatianë, për fjalët që ajo kishte thënë se Olta nuk do të njihet me të. Ato flasin edhe për Manal dhe largësinë që mban ajo ndaj të tjerëve. Si përfundim, Domenika thotë se ato kanë ngelur vetëm dy vajza në shtëpi dhe të dyja qeshin me këtë shprehje, duke eleminuar kështu Tatianën dhe Manal. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›