E Shtunë, 31 Tetor 2026

Omani zbaton reformat

Sulltani i Omanit, Kabus bin Said, ka lëshuar një dekret, me të cilin i jep pushtet legjislativ këshillit të Omanit.

Ky hap është reforma më e madhe që ka ndërmarrë qeveria, në përgjigje të trazirave që kanë përfshirë vendin.

Vendimi në fjalë u jep anëtarëve të këshillit fuqinë për të hartuar ligje dhe rregullore.

Mbetet e paqartë nëse sulltani do të mbajë të drejtën e vetos mbi legjislacionin e këshillit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›