E Diel, 1 Nëntor 2026

Omari Imuniteti hiqet ligjerisht vetem pas mendimeve ne Kushtetute

Eksperti Flet konstitucionalisti i njohur Nuk ka asnje rruge tjeter ligjore per hetimet

Konstitucionalisti i mirenjohur ne vend Luan Omari deklaroi se rruga me e mire per kufizimin e imunitetit te deputeteve dhe gjyqtareve eshte nepermjet ndryshimit te Kushtetutes. Ne nje interviste per Top Channel Omari thekson se zgjedhjet e tjera per kufizimin e imunitetin do te ishin te pjesshme dhe jo eficente ashtu sic eshte deklarata personale e deputeteve se kane lene imunitetin. Komisioni i Venecias ka dhene nje opinion ne te cilin thuhet se do te ishte mire qe te beheshin ndryshime ne Kushtetute. Une personalisht e kam thene edhe ne mbledhjen e Komisionit te Venecias mendimin tim. Kete mendim nuk e kam tani se e kerkon Partia Socialiste por e kam formuluar kur eshte dashur apo me eshte kerkuar nje mendim. Nese dy partite e medha arrijne nje marreveshje qe te hiqet imuniteti keto dy parti i kane votat per te bere ndryshim ne Kushtetute theksoi Omari. Sipas konstitucionalistit imunitetet duhet te kufizohen per te gjithe zyrtaret dhe jashte ketij procesi nuk duhen lene gjyqtaret te cilet vitet e fundit jane akuzuar se tepermi per korrupsion. Imuniteti duhet te hequr per deputetet dhe ministrat por kjo nuk do te thote se gjyqtaret duhet te jene te privilegjuar dhe te kene imunitet. Aq me teper ne Shqiperi eshte perfolur shume korrupsioni ne pushtetin gjyqesor. Do te ishte jo e drejte qe te perjashtoheshin gjyqtaret nga heqja e imunitetit por duhet te shiheshin disa modalitete disa hollesira deklaron Omari. Por sipas tij ndonese kufizimit edhe ekstrem te imunitetit perseri mund te arrihet qe korrupsioni te mos ndeshkohet. Sipas tij per frenimin e korrupsionit duhet te kihet kujdes ne cdo hallke te parandalimit te tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›