E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Parlamenti miraton paketën e kursimeve

Pavarësisht protestave dhe pothuajse paralizimit të jetës në Greqi nga greva e sindikatave, Parlamenti grekë miratoi parimisht paketën e re të krusimeve, si një hap i domosdoshëm për marrjen e ndihmës nga BE dhe FMN.

Sot pritet votimi përfundimtar i shoqëruar përsëri me protesta në mbarë vendin. Kundër rritjes së taksave dhe shkurtimit të pagave si dhe të pushimit nga puna të njerëzve që punojnë në administratën shtetërore dolën nëpër rrugë në shenjë proteste ditën e mërkurë dhjetëra mijëra persona.

Demonstruesit kanë qëlluar policët me gurë dhe me bomba molotov, ndërkohë që forcat e sigurisë u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome. Sipërmarrjet shtetërore, bankat, ministritë, spitalet, shkollat dhe mjetet e komunikacionit janë në grevë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›