Pergjimi ku permendet interesi per hidrocentralet ne Shqiperi
Mediat italiane se fundmi kane zbardhur disa telefonata skandaloze mes Berluskonit dhe njerezve te tij qe i benin presion per ceshtje te ndryshme. Ne nje prej ketyre telefonatave te botuara me 3 shtator po ne La Repubblica permendet edhe Shqiperia dhe Kryeministri Berisha per hidrocentralet e vogla. Telefonata behet mes Valter Lavitoles dhe Roberto Guercios. Ky i fundit kerkon nga ana e Lavitoles qe te marre ne telefon Berluskonin per te nderhyre te Berisha per disa hidrocentrale te vogla qe ai kerkon te marre ne Shqiperi.
-Valter duhet qe Kryeministri te marre ne telefon Berishen dhe ti thote qe po shkoj atje per te folur per ceshtjen e digave thuhet ne telefonaten e Guercios.
-Ne rregull kjo eshte urgjente pergjigjet Lavitola.
-Sa me pare qe te shkoj aq me mire eshte pasi kam gjetur parate dhe duhet te sistemoj gjerat pergjigjet Guercio.
-E kuptoj vellai im por ne keto dite nuk eshte gjeja me e lehte per tu bere thote Lavitola.
-Mua me mjafton nje telefonate qe tu thone qe po shkoj atje mjafton te telefonoje edhe Frattini vazhdon Guercio biseden e tij. Laviota me pas i thote qe te shkoje ne Shqiperi te takohet me Berishen dhe ti thote se e ka derguar Berluskoni. Kjo telefonate ne fakt tregon se cfare ndikimi ka Berluskoni mbi Berishen pasi me ane te nje telefonate mund te fitoje koncesione te tera.