E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO-Maqedonisë: Zgjidh çështjen e emrit

NATO kërkoi zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë, me qëllim që ky vend të bëhet anëtare e plotë e saj. Këtë deklaratë bënë dje ambasadorët e vendeve anëtare të NATO në takimin e ministrit të jashtëm, Nikolla Popovski dhe të mbrojtjes, Fatmir Besimi në kuadër të Këshillit Veriatlantik.

Mediat bëjnë të ditur se ambasadorët e 28 vendeve anëtare të Aleancës kanë vlerësuar pozitivisht implementimin e ciklit të 12 të Planit aksional për anëtarësim dhe për detyrimet që ka realizuar Maqedonia.

Në këtë takim theksi është vënë tek kontesti i emrit, ku Aleanca njëzëri ka ri-shprehur interesin për t`u gjetur një zgjidhje për kontestin e emrit, me qëllim që vendi të bëhet anëtare me të drejta të plota në NATO.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›