E Diel, 1 Nëntor 2026

Omer Kaleshi, vjen në Tiranë për Fjala e Omerikëve

Nga vijnë këto koka, çkërkojnë...Të largët si të pjellë nga një kujtesë tej historike, shtillen njëra pas tjetrës, me atë ndriçim që e kanë thithur përbrenda. Duket sikur duan të japin një kumt e nuk e japin dot. Është një kohë e ashpër, gati barbare që i ka pjellë, për të

cilën ndoshta kanë nostalgji, ose e kundërta, me të cilën duan të ndahen. Janë aty me atë moskuptim të pafund në sy, me një pritje tragjike ndoshta, pritjen për të bërë një kapërcim.... kështu hapet vëllimi poetik Fjala e Omerikëve kushtuar Omer Kaleshit nga vargjet e Kadares. Në fakt nuk është hera e parë që vepra e një piktori të gjej jehonën e vet poetike brenda një libri, një antologjie apo në frymëzime të shumta siç ndodh gjithnjë me artistë e mëdhenj. Ideja e këtij botimi ka nisur me poetin, shkrimtarin dhe filozofin francez Jacques Lacarriere, i cili i pasionuar nga tablotë e mikut të tij, Omer Kaleshi, shkroi disa vite më parë 25 poezi për 25 tablotë e tij. Ishte një dialog poetik i veçantë dhe intim i poetit me secilën nga tablotë që ai kishte përzgjedhur. Pikërisht në këtë vazhdë , poetë të tjerë nga Franca, Turqia, Maqedonia, Shqipëria apo Kosova miq të poetit apo njohës të thellë të pikturës së tij, bashkuan zërat e tyre në këtë himn poetik, në këtë këngë sa të thjeshtë, dramatike apo tragjike, po aq dhe mistike dhe qiellore, pasi përtej xhamave të atelierit të piktorit, që është njëkohësisht dhe banesa e tij, nis hapësira qiellore, ajo galaski ku sytë e piktorit jo rrallë meditojnë në kërkim të Kokave të tij, atyre portreteve që vijnë nga thellësia e vetë kohës dhe që janë thelbi i krijimit të tij. Gjatë promovimit të pranishëm ishin Luan Rama, i cili bëri të mundur përkthimin e librit nga frëngjishtja, Buron Kaceli, Petraq Risto dhe miq dhe njohës të pikturës.

Last Updated on E Marte, 18 Maj 2010 19:29

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›