E Diel, 1 Nëntor 2026

One Stop Shop me 35 sportele ne sherbim te qytetareve

Biznese por edhe qytetare do te sherbehen ne 35 sportelet e reja te hapura prane Bashkise se Kamzes. Ne kete bashki e 6-ta ne vend per nga numri i popullsise rinia eshte bere pjese aktive e proceseve integruese. Ne nje takim rinor qe u organizua dje ne mjediset e gjimnazit Ibrahim Rugova qindra te rinj e te reja nga shkollat dhe institucionet e kesaj bashkie u prezantuan disa nga investimet themelore te realizuar gjate tri viteve te fundit ne Kamez. Kreu i bashkise Xhelal Mziu duke pershendetur takimin tha se duke punuar me moton Kamza ndash qytet evropian eshte bere i mundur shnderrimi i saj nga nje zone teresisht rurale para vitit lsquo90 ne nje zone urbane. Kjo sipas tij fale rritjes progresive te te ardhurave 3.5 here krahasuar me vitin 2004. Dje eshte vene ne jete One Stop Shop ne Bashkine e Kamzes nje nder qendrat me te medha te sherbimeve per qytetare e biznesin ne vend dhe ne rajon me 35 sportele. Ne kete kuader kryebashkiaku Mziu evidentoi shtimin e numrit te bizneseve rreth 500 biznese te reja si dhe krijimin e nje buxheti shtese. Gjithashtu ai u beri te qarte te rinjve pjesemarres se per here te pare ne Bashkine Kamez ndertohet sistemi i plote i adresave - shembull ne shkalle vendi ku emertohen 505 rruge.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›