E Shtunë, 31 Tetor 2026

Onufri i te rinjve trofete per pedagoget

Fitues ne Onufri 2010 jane Gazmend Leka dhe Genti Korini. Juria vlereson pedagoget e Akademise per marredhenien qe krijojne me realitetin veprat e tyre. Ne fund te gjithe pranojne subjektivizmin ne cmime


Gazmend Leka eshte fitues i Onufri 2010 Ekspozita e Arteve Pamore edicioni i 17-te. Juria me kryetar Alban Nimani pedagog ne Akademine e Arteve te Prishtines dhe anetare Aben Bajo skulptor pedagog ne Akademine e Arteve te Tiranes dhe Ferid Hudhri historian arti vleresuan me cmim te pare punen Parajsa e Humbur te piktorit Leka dhe me cmim te dyte Genti Korini per punen diptik Buka e Arte dhe Pastro Pastertine.


Drejtori i Galerise Rubens Shima theksoi qe ky ishte vendimi i jurise. Kriter ne gjykimin e nje subjekti artistik eshte subjektivizmi.


Juria e cila shqyrtoi 27 veprat konkurrente beri per Shekullin nje koment mbi punet fituese. Kryetari u shpreh Juria e ka te veshtire per te zgjedhur punimin artistik me te mire.


Veprat fituese u vleresuan ne baze te konceptit te nivelit artistik realizimit vizual
Te dyja punet i lidh nje koncept. Jane reflektim i kohes se sotme i realitetit te sotem
shqiptar atij qe po shohim ketu dhe ne Prishtine. Ndersa per nivelin e artisteve pjesemarres te ardhur nga Kosova Nimani mendon qe ka artiste mjaft te mire qe mund te na perfaqesojne me mire.


Vleresimin per veprat Arben Bajo e lidh edhe me figuren e artistit Gazmend Leka eshte piktor i njohur. Jo se i mungonte ky cmim por nje nga artistet me te spikatur ne kete plejade artistesh qe punojne akoma. Ka nje teme qe eshte edhe teper sociale teper aktuale. Kurse puna e Genti Korinit i pergjigjej konceptit kuratorial. Keto ishin dy punet me te spikatura keshtu e menduam ne te pakten. Sic e thame arti eshte subjektiv.


Te Parajsa e humbur e Gazmend Lekes vaj mbi telajo 240x160 cm vizitori perballet me nje realitet te njohur me te cilin i eshte lodhur syri nje skrep qe ve perpara nje grumbull mbeturinash dhe diku ne cep duket portreti i vagullt i artistit.


Nje lexim nen rreshta sipas Lekes i ketij realiteti do te ishte Njeriu pak e nga pak me mendjemadhesine miopine dhe terbimin e tij drejt nje urie per konsum po e humb natyren qe e rrethon dhe po e con ate dhe veten drejt nje kolapsi.


shte cmim i pare i madh qe i akordohet Lekes disa here pjesemarres ne Onufri.
Mendohej honorifike prania ne kete edicion e pedagogut te Akademise se Arteve por vleresimi me cmimin e pare tregoi te kunderten. Ai ishte nje konkurrent i barabarte me te rinjte shumica studente te tij.


Fituesi i cmimit te dyte Genti Korini po ashtu pedagog ne AA u prezantua me dy fotografi te printuara ne leter. Ka punuar per to qysh prej vitit 2007. Puna e pare Pastro Pastertine eshte nje reflektim mbi procesin e te berit art. Kurse me Buka e arte ai tenton te percjelle kete proces transformimi social te nje shoqerie te dale nga nje e kaluar traumatike dhe te projektuar ne nje te ardhme kaotike.


Onufri 2010 ka dy vjet qe paraqitet me prurjet mbarekombetare te artisteve shqiptare kryesisht te rinj me qellimin per tiu krijuar nje hapesire ku keta te rinj te shprehen. Por trofete nuk mund ti arrijne lehte.


Fituesit pas cmimeve
Gazmend Leka

mimi nuk eshte treguesi mot mot i vleresimit te nje artisti. Sigurisht qe ka vlere per momentin ka vlere per garen. Ne kete ekspozite ka edhe pune te tjera te cilat kane vlere edhe mund te ishin ato fituesit e cmimeve. Per mua ka rendesi akti i te krijuarit pastaj gjerat e tjera jane perkedheli qe mund ti behen artistit.


Genti Korini

Natyrisht qe vleresimi eshte i mirepritur eshte kenaqesi per artistin por kam pershtypjen se nuk ndryshon dicka ne procesin e punes. Ky eshte nje vleresim. Ne nje moment te caktuar juria mendon qe diku nje pune komunikon me shume sesa nje tjeter.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›