Garda perplasje edhe me Mjekesine Ligjore per te plagosurit

ARMT E VRASJEVE
I jane nenshtruar ekspertimit balistik dhe krahasues vetem disa nga 52 armet e dorezuar nga Garda e Republikes. Drejtuesit e Gardes se Republikes per te cilet eshte dhene urdher te ndalohen kane dijeni per personat dhe armet nga te cilat kane gjetur vdekjen tre persona dhe 7 te tjere jane plagosur. Organi i akuzes dyshon se keto arme nuk jane mes armeve te dorezuara nga drejtuesit e Gardes.
OLLDASHI MASHTROI
U arrestua shtetasi Agron Troksi qe diten e demonstrates tentoi te futet me makinen e tij ne ambientet e kryeministrise. Deshmia e Troksit dhe kontrolli qe hetuesit i kane bere makines qe ai ka perdorur kunder hyrjes se kryeministrise nxjerr se deklarata e ministrit Olldashi pasditen e 21 janarit qe kjo makine ishte ngarkuar me eksploviz qe per fat nuk shpertheu eshte nje mashtrim publik.
FLET-THIRRJET
Prokuroria e kryeqytetit pervec dergeses se flete-thirrjes ne adrese te dy deputeteve te Partise Socialiste me te cilet eshte kontaktuar z.Paulin Sterkaj dhe z.Tom Doshi grupi hetimor ka bere gati flete-thirrjet edhe per dy deputet e tjere z.Besnik Bare dhe z.Fatmir Xhafaj. Prokuroria i ka derguar flete-thirrje edhe kryetarit te Partise Socialiste per Tiranen Pjerin Ndreu
METODAT E ARKANIT
Ka mbi 50 padi per dhune e tortura per Policine e Shtetit qe i ka trajtuar protestuesit me metodat e Arkanit pas arrestimeve pasditen e 21 janarit. Policet krijuan nje korridor rreth 15-20 metra te gjate te vendosur ne dy rreshta paralele dhe na futnin ne mes duke na qelluar dhe peshtyre secili prej tyre me rradhe - deshmoi i ndaluari Olsi Peshtanaku.
POLIC HAJDUT
Dhjetera te ndaluarve te protestes se 21 janarit u jane vjedhur brenda ambienteve te policise se shtetit parate syzet celularet dhe sende te tjera personale. Avokati i Popullit ka hartuar nje raport te hollesishem per ngjarjen duke e quajtur midis te tjerash sjelljen e policise shqiptare pas protestes se 21 janarit si primitive dhe aspak profesionale.
JO BASHKPUNIM
Drejtuesit e Gardes nuk komunikojne me Prokurorine per zbardhjen e ceshtjes. Vetem mjeku i Gardes deri me tani i ka pritur prokuroret per plagosjet dhe lendimin e gardisteve.
GARDA-MJEKT
Garda nuk i dergon gardistet ne Mjekesi-Ligjore per akt-eskpertim kerkojne qe mjeket te shkojne atje. Mjeket e Mjekesise-Ligjore nuk shkojne ne Garde Seshte praktike e punes sone.
GJURM GJAKU
shte gjetur gjurme gjaku ne vendin ku eshte vrare i treti Faik Myrtaj ne cep te Kullave Binjake ne afersi te vendit ku shet nje shites ambulant perballe deres se godines se Kryeministrise.
PES DSHMI
Deri me tani jane siguruar pese deshmi te plagosurish dhe okulare qe akuzojne gardistin poshte dritares se zyres se kryeminsitrise si autor te vrasjes se te ndjerit Hekuran Deda
Te gjithe atyre qe pretendojne se kane demtime sipas prokurorise i eshte kerkuar te shkojne tek Instituti i Mjekesise Ligjore
TIRAN- Drejtuesit e Gardes se Republikes kane vendosur ngujimin e ushtareve te plagosur e te lenduar duke mos zbatuar kerkesen e prokurorise per ti derguar ata tek Mjekesia Ligjore per pershkrimin e demtimeve te marra gjate demonstrates se 21 janarit.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare prane grupit hetimor te prokurorise se Tiranes te cilet shtuan se drejtuesit e Gardes nuk pranojne qe ushtaret e lenduar te dergohen per ekspertim. Vetem tri dite me pare jemi lene te hyjme ne institucionin e Gardes se Republikes ku kemi kerkuar evidentimin e te plagosurve dhe lenduarve nga demonstrata e 21 janarit.
Ne institucionin e Gardes kemi kontaktuar me mjekun e repartit dhe ai na ka vene ne dispozicion te gjithe regjistrin e personave te mjekuar nga personeli mjekesor pas demonstrates se dites se premte.
Nga verifikimi i regjistrit rezulton se 59 prej gardisteve kane marr mjekime te ndryshme per demtimet ndersa 22 te tjere kane pesuar lendime te lehta trupore.
Te gjithe atyre qe pretendojne se kane demtime sipas prokurorise i eshte kerkuar te shkojne tek Instituti i Mjekesise Ligjore per te kryer akt-ekspertimet e shkalles se demtimeve.
Ne perfundim te raportit te mjekeve akt-ekspertimi te perfshihet ne dosjen hetimore dhe me pas prokuroret e ceshtjes ti ngreje akuze konkrete demonstruesve qe jane identifikuar per dhune ndaj efektiveve te Gardes se Republikes.
Por sipas kontakteve dhe korrespodences se mbajtur mes prokurorise dhe mjekut te institucionit te Gardes se Republikes keta te fundit nuk pranojne te dergojne ushtaret ne Institutin e Mjekesise Ligjore duke kerkuar qe keta te fundit te shkojne ne institucionin e tyre.
Por kjo kerkese nuk eshte e mundur per tu plotesuar sipas prokurorise pasi edhe drejtuesit e institucionit te Mjekesise Ligjore nuk pranojne qe te shkojne te kryejne akt-ekspertimet brenda nderteses se Gardes se Republikes. Ekspertet justifikohen se ne asnje rast ekspertet e Mjekesise Ligjore nuk kryejne ekspertime jashte nderteses.
Pasi edhe kushtet teknike nuk jane te mundura jashte godines se Institutit te Mjekesise Ligjore-thuhet nga prokuroria. Pavaresisht ketij mos-rakordimi ajo qe humbet me shume nga kjo histori eshte grupi hetimor i demonstrates se 21 janarit pasi ata hasin ne vonesa dhe pengesa per zbardhjen e ceshtjes.
Pervec kesaj pengese prokuroria ka hasur ne veshtiresi te punes hetimore edhe ne mos ekzekutimin ende deri dje te gjashte urdher-ndalimeve per drejtuesit e larte te Gardes se Republikes mes tyre Komandantin e ketij institucioni gjeneral Ndrea Prendi dhe pese vartesit e tij.
Vrasjet jane kryer te gjitha pas renies se tempit te demonstrates pra kur nuk kishte me asnje rrezik real apo hipotetik per gardistet apo kryeministrin.
Vrasjet pas shkrehjes se demonstrates deshmitaret akuzojne gardistet
TIRAN- Grupi hetimor i prokurorise se Tiranes qe po punon per zbardhjen e pasojave te demonstrates se 21 janarit ne kryeqytet ka siguruar deri me tani pese deshmi te rendesishme qe drejtojne gishtin drejt gardisteve si autor te vrasjeve te tre personave dhe plagosjen e 7 te tjereve me arme zjarri.
Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes sipas te cileve prokuroria brenda 7 diteve ka siguruar pese deshmitare te plagosur te lenduar dhe okulare ne momentin e vrasjes se shtetasit Hekuran Deda te cilet akuzojne gardistin qe ndodhet ne tunelin ne krah te kryeministrise.
Sipas ketyre te dhenave prokuroria ka marr ne pyetje dhe ka administruar ne dosje deshmite kater demonstruesve dhe nje gazetari qe ne momentin e vrasjes se demonstruesit Deda kane qene afer tij. Nje nga deshmitaret ka qene ngjitur me viktimen dhe ka tentuar ti jap ndihme te vrarit per ti ndal gjakderdhjen nga plumbi qe i kishte pershkruar koken.
Gjithashtu deshmi ka dhene edhe gazetari doren e te cilit ka pershkruar plumbi para se ta godas koken e te ndjerit Deda. Te dy keta deshmitare dhe tre persona te tjere kane drejtuar gishtin duke akuzuar per vrasje gardistin qe ndodhet ne krah te kryeministrise. Sipas hetimeve ky ka pasur ne dore nje arme te tipit MP-5.
Ne kete vend prokuroria pas qetesimit te situates ka sekuestruar edhe nje sere gezhojash te kalibrit 9 mm te cilat kane dale nga te shtenat e gardistit fotoja e te cilit eshte botuar nga Shekulli.
Pervec kesaj vrasjeje prokuroria ka administruar ne dosjen hetimore edhe nje deshmi te nje shtetasi nga Fieri i cili ishte prane shtetasit Faik Myrtajt ne momentin e vrasjes se ketij te fundit. Sipas prokurorise ne ditet ne vazhdim pritet te merren ne pyetje edhe kater persona te tjere nga Fieri te cilet kane qene afer viktimes ne momentin e vrasjes.
Nga te dhenat e grumbulluara deri me tani institucioni i akuzes ka identifikuar vendin ku viktima Myrtaj ishte ne momentin e vrasjes. Viktima i trete ne kete ngjarje eshte qelluar vetem pak metra nga trotuari qe ndodhet ne cep te kullave binjake shume prane rrugices mes kullave dhe Gjykates Kushtetuese. Sipas eksperteve viktima Myrtaj ka marr plumb ne shpatullen e djathte ne momentin qe eshte kthyer me shpine nga kryeministria duke u perkulur per tu ruajtur nga krismat.
Ne vendin e ngjarjes ku mendohet se eshte qelluar viktima Myrtaj prokuroria ka gjetur gjurme gjaku te cilat i ka derguar per ekspertim krahasues me ate te viktimes. Vrasjet jane kryer te gjitha pas shkrehjes se demonstrates kur nuk kishte me asnje rrezik real apo hipotetik per gardistet apo kryeministrin.