Getoja e propagandes

Premiere ne Tirane Nje film i pambaruar. Pamjet nga getoja e Varshaves u manipuluan nga propaganda naziste per te dhene nje geto normale mundesisht me mireqenie. Autorja Yael Hersonski i perplas me pamjet reale para asgjesimit te gjysme milioni hebrejsh
A Film Unfinished nga Yael Hersonski 2010 87 dokumentar per Das Ghetto filmi per geton e Varshaves te cilin nazistet nuk e perfunduan kurre.
Zbulimi i ketij materiali filmik me 1998 tregonte se si propaganda naziste ne vendin ku gjysme milion hebrej jetonin ne 3000 m2 kishte xhiruar nje tjeter realitet te krijuar me qellimin per ta bere geton me hebreje aty njerezit cojne jete normale madje te shtrenjte.
Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi ne bashkepunim me Ambasaden e Izraelit
e prezantuan dje premiere Filmin e pambaruar si pjese te nje rituali perkujtimor ne Diten e Kujteses se Holokaustit.
Pas Bashkimit te Gjermanise u grumbulluan edhe materiale arkivore cka ishin pjese e arkivave qe kishte Gjermania Lindore. Kjo pasuri dha mundesi per reflektime te ndryshme qofte edhe te asaj epoke te ciles i referohet filmi tha para premieres regjisori Kujtim ashku drejtues i Akademise Marubi.
Autorja Hersonski ka marre materiale arkivore te reja te papara. Ajo nuk ben gje tjeter vetem se e perplas ate material arkivor me identifikimet e njerezve reale dhe cfare ishte tabloja reale e gjerave qe ndodhnin. shte nje film qe na dergon rezonanca te fuqishme ne kohen tone per te ditur ne cfare menyre propaganda forma te ndryshme te manipulimit te shoqerise mund te ndodhin dhe ne ditet tona.
Filmi ve ne dukje qarte inskenimin e skenave kryesore te cilat dublojne tablote reale pak muaj para se getoja te asgjesohej dhe banoret e saj te dergoheshin ne kampet e vdekjes. Ato muaj egersia nuk njihte me kufij uria vdekja ishin ne rruge per te mos folur per poshterimet e ritualeve hebraike te cilat edhe keto propaganda ne Das Ghetto i ka perpunuar ne menyren me perverse.
Ka pasur te mbijetuar qe nuk kane dashur ta shohin kete film.
Ne nje rast nje grua ndersa shihte nje skene qe kineastet naziste e kishin xhiruar ne nje apartament te kendshem me nje vazo lulesh ne tavoline mosbesuese shprehet E kush kishte lule me pas mermerit. Do ti kishim ngrene lulet
Nderimit te 6 milion hebrejve te vrare e te zhdukur gjate Luftes se Dyte Boterore dje ne mjediset e Marubit i bashkohej dhe nderimi per ato familje shqiptare qe strehuan dhe shpetuan hebrej.
Ambasada e Izraelit ne Tirane me perfaqesuesin e saj te larte David Cohen si dhe Shoqata Shqiperi-Izrael iu ka dhuruar disa familjeve shqiptare qe kane strehuar hebrej disa fotografi memoriale.
I perfshire ne kete aktivitet ishte edhe Oborri Mbreteror per rolin qe i njihet Mbretit Zog ne shpetimin e hebrejve ne vitet 1928-1939.
shte njoftuar se me 31 janar ne kuader te Dites se Kujteses Ambasadori i Izraelit Cohen zhvillon nje takim me Mbretin Leka I Zogu ne Rezidencen Mbreterore Shqiptare. Ambasadori Cohen do ti shprehe Mbretit Leka I Zogu falenderimet e Shtetit te Izraelit per shpetimin e hebrenjve nga shtetit shqiptar gjate mbreterimit te Naltmadherise se Tij Mbretit Ahmet Zogu.
Shton ashku Sepse dihet qe ne kohen e Ahmet Zogut mbret u pajisen nje pjese e hebrejve me pasaporta shqiptare. Ishte nje shembull se si jo vetem njerez te zakonshem por edhe njerez qe do ti vlenin mbare njerezimit si Ajnshtajni - ka qendruar vetem nje nate dhe pastaj eshte pajisur me pasaporte shqiptare - gjenin shpetim ne kete vend.
Ftesa e Marubit per Diten e Kujteses kishte ne radhen e markave te organizatoreve edhe nje marke te vecante pulle e Postes Shqiptare e emetuar ne vitin 1999. Ne dy pulla 15 dhe 30 lekeshe eshte shtypur Ylli i Davidit dhe fjala Holokaust. Me gezon fakti qe nje institucion si Posta Shqiptare ka krijuar dicka qe nuk vjen thjesht nga memorizimi i nje institucioni shqiptar thote ashku. Ai e quan nje gjest pavaresie me 1999.
Kuvendi i Shqiperise e dekretoi 27 janarin Dita e Kujteses ne vitin 2005.
Te dhena
2 640 - hebrej te shpetuar regjistruar ne Memorial Museum of The Holocaust
63 - familje shqiptare jane nderuar nga Yad Vashemi si Fisnike mes kombeve
350 - familjeve hebreje u pajisen me pasaporta shqiptare nga Qeveria Shqiptare
1928 -1939 Zogu njihet si nismetari i politikes se shpetimit te hebrejve nga Shqiperia duke favorizuar fillimisht ikjen e hebrejve te persekutuar te cileve iu jepen viza turistike dhe tranziti administrata shqiptare iu siguron ndryshimin e emrave nderrimin e fese dhe iu jep shtetesine shqiptare.
1931 - Fizikantit Albert Ajnshtajn eshte pajisur me nje dokument shqiptar per te shkuar ne Shtetet e Bashkuara. Qendrimi i tij 48 ore dhe takimi me mbretin Zog ka qene sekret. Sipas nje dokumenti zyrtar Albert Ajnshtajni ka shkuar ne Banken Shqiptare te Shqiperise ne Tirane me 9 prill 1931. Doktor Jani Basho e kishte pritur fikantin ne Durres dhe i ndermjetesoi qe ai te marre dokumentet e udhetimit. Dokumentet qe do te deshmonin kete kalim te Ajnshtajnit ne Shqiperi jane djegur me 1945 ne kliniken e doktor Bashos.
Ne arkivin shqiptar ekziston nje shenim qe verteton se Albert Ainshtajni ka qendruar ne Pogradec me 10 prill 1931 date kur ai ka marre prej doktor Bashos nje pasaporte shqiptare te leshuar me nderhyrjen e Mbretit Zog.