Open4Business: Fuqizimi i MSME-ve në Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt BE-së

TIRANË, 2 prill /ATSH/ Bizneset shqiptare do të jenë pjesë e takimit rajonal më 9 prill në Beograd, për të zbuluar mundësi financimi të mbështetura nga Bashkimi Evropian përmes WBIF si dhe për të lidhur partneritete të reja rajonale.
Zyra e BE në Tiranë, njoftoi sot se takimi rajonal i biznesit organizohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore (DG ENEST), në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë (CCIS) dhe Enterprise Europe Network (EEN) përmes platformës FINNO.
Kompani nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian do të diskutojnë së bashku me institucionet financiare dhe ekspertë të zhvillimit të biznesit për fuqizimin e ndërmarrjeve sipas modeleve europiane.
Ngjarja mbulon rajonin e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.Ngjarja synon të lehtësojë investimet private në rajon duke:
Në fokus të këtij takimi të rëndësishëm, do të jetë informimi praktik i sipërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (MSME) në lidhje me aksesin në financimin e mbështetur nga BE, veçanërisht në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).
Inkurajimi i lidhjeve ndërmjet MSME-ve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërmjet MSME-ve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe ndërmjet MSME-ve dhe institucioneve financiare.
Lehtësimi i shkëmbimit të njohurive ndërmjet bizneseve lokale dhe atyre të BE-së, autoriteteve publike dhe DG ENEST mbi politikat, por edhe pengesat për të bërë biznes.
/r.e/j.p/