Opera “Don Carlos” premierë në TKOB

Në operën me pesë akte, që do të vijë me regji të Nikolin Gurakuqit, janë përzgjedhur për të interpretuar më shumë artistë të huaj. Përveç solistes Sonila Baboçi, protagoniste në rolin e Elisabetës, artistët e tjerë shqiptarë kanë role dytësore. Të huaj janë përzgjedhur edhe mjeshtri koncertues Xhanluka Martunenji, as/dirigjenti Andrea Albertin si dhe skenografi dhe kostumografi Alfredo Troisi.
Ngjarjet e dramës, me libret të Josef Meri dhe Kamil du Lukle, zhvillohen në vitin 1568 në kohën e traktatit të paqes mes Spanjës dhe Francës. Trashëgimtari i fronit të Spanjës, Don Carlos, pret të martohet me princeshën franceze, si shenjë pajtimi mes dy vendeve, por kjo do të jetë e pamundur pasi Elisabeta do të martohet me Filipin II, mbretin e Spanjës dhe të atin e Don Carlosit. Fundi tragjik edhe në këtë vepër të Verdit përfundon me vdekjen e heroit.
Opera do të ngjisë në skenë rreth 200 veta gjatë shfaqjeve të saj në datat 24, 26, 28 dhe 30 maj. “Don Carlos”, bazuar në veprën e Fredirik Shilerit, ka pasur vënien e saj të parë në skenë më 11 mars 1867 dhe që nga ajo kohë e deri më sot, janë përdorur koncepte të ndryshme regjisoriale. Asnjë opera e Verdit nuk ka kaq shumë versione. “Don Carlos” është në të njëjtën kohë edhe opera më e gjatë e Xhuzepe Verdit.
Kjo opera vjen në TKOB pas “Verter” të Jul Masenet, ndërkohë që deri në fund të sezonit artistik priten vepra të tjera botërore, por edhe shqiptare në skenën e këtij teatri.
/Start/
2011-05-19 13:22