E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clooney: Italia e ka ndryshuar jetën time


George Clooney thotë se blerja e shtëpisë në Itali e ka ndryshuar jetën e tij, pasi tashmë ai ndjehet më pak i stresuar nga jeta e Hollywoodit.

Aktori i filmit "Burn After Reading", i cili është në lidhje me prezantuesen televizive Elisabetta Canalis për më shumë se një vit, thotë se ai ndjehet shumë më pak i stresuar që kur ka blerë shtëpi në qytetin Laglio, pasi tani mund të shmangë presionin e Hollywoodit.

"Ajo që ndryshoi jetën time në mënyrë të kënaqshme dhe të papritur ishte blerja e vilës në Laglio. Kjo ishte një vendim i duhur investimi - kam menduar se ndoshta do të kaloj vetëm disa javë pushime këtu".

"Por pastaj kuptova se sa e bukur ishte jeta në Itali dhe se si vërtet kjo më ndihmoi të qetësohem dhe të mos ndjehem shumë në presion. Mund të punoj më mënyrë më produktive dhe po ashtu të sjelli miq për të më shoqëruar", ka thënë 49-vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›