E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opera “Skëndërbeu”, Ciko: Një film real i luajtur live

Një film real i luajtur live përpara syrit të spektatotorit në skenën e madhe të TOB. Kështu e quan Drejtori i TKOB Zhani Ciko shfaqen madhore të natës së parë të operas "Skëndërbeu” , megaproduksionin me pjesëmarrjen e më shumë se 200 artistëve. Kjo vepër thotë Ciko, ndër më të arriturat e kohës do ti shërbejë fort historisë së kombit tonë.
 

Ndërkohë ai që e ka parë pas kuintave figurën e Skënderbeut , regjizori Italian Carlo Saletti thotë se është munduar të pasqyrojë periudhën e heroit kombëtar, duke i qëndruar besnike.
 

Opera është e ndarë me dy akte, me libret të Llazar Siliqit dhe muzikë të Prenk Jakovës. Ndërsa roli i Skënderbeut i është besuar tenorit të famshëm amerikan Roy Stevens. Emocionet e operas "Skëndërbeu" do të vazhdojnë të pushtojnë skenën e TKOB në datat 19,21, dhe 22 qershor në orën 19.00 duke sjellë elementë të tjera shtesë me të tjera emocione dhe artistë të rinj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›