E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në Parkun Rinia në Korçë

Një zjarr i madh ka rënë në parkun e qytetit të Korcës. Mësohet se zjarri është shënuar në Parkun Rinia, te ish-komanda ushtarake, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe me pemë shekullore dhe një automjet. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe pese zjarrëfikëse të cilat po punojnë intensivivisht për lokalizimin e vatrës së zjarrit dhe shuarjen e plotë të tij. Nga ana e policisë kanë nisur hetimet, ndërsa nuk dihen shkaqet që kanë provokuar këtë incident.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›