E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opera e Puçinit, premierë në Teatrin e Operës dhe Baletit

Tiranë, 14 Shkurt NOA/ Milena Selimi - "Manon
Lescaut" shfaqet nga e diela premierë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe
Baletit ora 19.00. Ajo do të vijojë dhe më 16, 18, 19 dhe 20 shkurt. E
realizuar nga regjisori Nikolin Gurakuqi, kryevepra e Puçinit hap sezonin
artistik për vitin 2010.

Bankieri interpretohet nga artisti i njohur
Sidrit Bejleri, ndërsa vëllai i Manonit, Leskoja është Armando Likaj, që është
bass.

Në rolin e Manonin interpretojnë sopranot
Etleva Golemi, Irini Nikolla dhe Shpresa Beka.

Në krah të Manonit është djaloshi i dashuruar
(de Grijë), kurse në rolin tjetër është tenori italian Lorenzo Decaro.

Të tjerë këngëtarë mbështetës janë Erlind
Zeraliu, Denis Skuro, Jani Çekixhi, Manjola Konjari, Sofika Kola, Klodiana
Laze, Genc Vozga, Roel Llupo, Bledi Hoxha, Sokol Tomorri.

"Manon Lescaut" është një opera me
katër akte, një histori dashurie nga më të mrekullueshmet në repertorin e
Operas botërore dhe me një fund tragjik.

Skenografi Genc Shkodrani ka punuar për
skenën, ndërsa mjeshtër koncertues dhe dirigjent orkestre është Gianluca
Martinenghi.

E mirënjohura Suzana Turku Kashara do të
drejtojë korin, ndërsa dirigjent kori është Dritan Lumshi. Dirigjenti tjetër
është Edmond Doko.

m.s/e.r/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›