E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netanjahu sot në Rusi, kërkon ndihmë kundër planeve të Iranit

Moskë, 15 shkurt, NOA - Kryeministri izraelit
Benjamin Netanyahu ndodhet sot për një bizit zyrtare në Rusi, të cilën e ka
bazuar në kërkesën për ndihmë ndaj planeve bërthamore të Iranit. Për këtë
arsye, ai parashikohet që të takohet sot me presidentin Dmitri Medvedev dhe
kryeministrin Vladimir Putin për tu shfaqur atyre shqetësimin e izraelitëve rreth
programit bërthamor iranian.

Në të njëjtën kohë, kryeministri izraelit
pritet që të ushtrojë presion ndaj udhëheqësve rusë për të hequr dorë nga
planet për ti shitur Iranit teknologji kundër raketave.

Netanjahu ka deklaruar së fundmi se duhet
vendosur trysni e fuqishme ndaj Iranit, që të
detyrojnë atë vend të ndalojë pasurimin e uraniumit, proces i
cili mund të përdoret për prodhimin e armëve bërthamore dhe bëri thirrje për
sanksione të rrepta dhe të menjëhershme ndaj Iranit, kur ky i fundit dihet se e
konsideron Izraelin një armik kryesor.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›