E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacion antimafia në Itali, 70 të arrestuar

ROME- Mbi 70 persona, anëtarë të grupeve të ndryshme mafioze italiane kanë rënë sot në pranga, pas një operacioni policor që përfundoi edhe me sekuestrimin e një sasie të madhe armësh të futura kontrabandë nga Bosnja.
Sipas mediave italiane, arrestimet u kryen në disa rajone të Italisë jugore ku klani Kamorra dhe mafia siciliane Koza Nostra impononin monopolin e tyre ndaj tregtarëve të fruta-perimeve. Operacioni u krye nga skuadrat anti mafia të Napolit dhe ekipet e lëvizshme të Kazertas, te cilat kryen kontrolle dhe sekuestrime ndaj dhjetra eksponentëve të klaneve mafioze.
Krerët e këtyre organizatave kriminale mblidheshin në një kompani transporti në Kazertano për të vendosur mbi strategjitë dhe aleancat. Policia kreu mbi 70 arrestime dhe konfiskoi pasuri të patundshme me vlerë miliona euro si dhe automjete e armë kontrabandë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›