E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zjarr i përmasave të mëdha në një fabrikë polisteroli

TIRANË- Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë polisteroli në Tiranë, pasditen e sotme rreth orës 16:00. Mësohet se fabrika është e pozicionuar pranë doganës në Laprakë, zonë me ndërtesa të tjera pranë. 

Menjëherë në vendngjarje janë grumbulluar policë e zjarrfikës të cilët kanë filluar të shuajnë flakët dhe të mos lejojnë përhapjen e zjarrit, ndërsa mësohet se deri në këto momente nuk ka të dhëna për persona të lënduar. Edhe kreu i zjarrfikësve, zoti Laci ka deklaruar se “Nuk ka të lënduar në njerëz, dëmtimet në fabrikë janë shumë minimale” – tha për News 24.

Kreu i zjarrëfikësve, Dilaver Laci deklaron me tej se zjarri është i përmasave të mëdha, ndërsa shton se në vendngjarje janë aktualisht duke punuar 4 zjarrëfikëse. “Situata është nën kontroll, për disa minuta do të realizohet shuarja. Zjarri është i përmasave të mëdha por veprimi shumë i shpejtë ka bërë që të mos përbëjë rrezik për banesat përreth dhe tashmë është drejt shuarjes”

Sipas zotit Laci, pritet edhe ndërhyrja e zjarrëfikësve nga rrethet, ndërkohë që shtohet se një re e madhe tymi është ngritur mbi fabrikën ku ka rënë zjarri.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›