E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacion i Antidrogës në Tiranë! Pas muajsh ndjekjeje, prangoset një person, sekuestrohet mbi 1 kg kokainë (EMRI-FOTO)

Ervin Kaftiraj është arrestuar nga Seksioni i Antidrogës në Tiranë, gjatë një operacioni në një restorant të njohur në periferi të kryeqytetit.  Gjatë prangosjes, në posedimin e tij u gjet mbi 1 kilogram kokainë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, bën me dije se sektori i Antidrogës kishte disa muaj që e kishte vendosur Kaftirajn nën përgjim dhe në ndjekje. Ai është i njohur në qytet për aktivitetin e tij në qiranë e makinave luksoze dhe mjeteve retro.

Agjentët po vijojnë hetimet për të zbuluar personat e tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›