Operacion i rrallë në Spitalin Onkologjik në Tiranë

Operacioni ka zgjatur për më shumë se 6 orë, ndërsa QSUT-ja ka bërë të mundur blerjen e medikamenteve shtesë për këtë person por edhe për sigurimin e gjakut, pasi gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, pacientit i është nevojitur një sasi prej 4 litrash.
Mjeku kirurg, Agim Karaj ka sqaruar gjithë procedurën e kryerjes së këtij operacioni. “Pacienti ka ardhur në një gjendje të rëndë shëndetësore pasi tumori ishte në një masë tepër të madhe që bllokonte gjithë kofshën dhe pjesën e legenit. Një pjesë e mjekëve e kishin konsideruar si të paoperueshëm, dhe pacienti duhet të shkonte në shtëpi, por me trajtimin medikamentoz qe i kemi bërë fillimisht, arritëm në fazën që mund të ndërhynim. Ndërhyrja është realizuar nga barku, duke prerë enët e gjakut për të hequr gjithë pjesën tumorale qe ndodhej në këmbe dhe në pjesën e legenit”, tha shefi i këtij pavjoni.
Burime nga QSUT-ja thanë se aktualisht gjendja e pacientit është e mirë, pasi tumori nuk ka një formë agresive malinje, pa metastaza. Operacioni në fjalë nëse do të zhvillohej jashtë vendit do të kushtonte 38 deri në 40 mijë euro.
Në Spitalin Onkologjik kryhen rreth 1350 ndërhyrje në vit. Nga ana tjetër drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku ka pohuar se ndërhyrja e kryer është e një lloji të veçantë. “Ky operacion për pacientin është kryer falas, kurse kostoja ka shkuar deri në 13 mijë euro. Këtu gjej rastin që bëj falënderimin për të gjithë grupin e mjekëve të cilët kanë realizuar ketë problem.Për sa i përket rasteve me tumorre mund të them se kemi një rritje të tyre nga viti në vit, por e rëndësishme është që të behet diagnostikimi i plotë i sëmundjes” tha Ivziku.
Pacienti, Adrian Bankollari, 62-vjeç është shtruar në 26 qershor në ambientet e onkologjikut, ku po qëndron akoma për trajtimin përfundimtar të terapisë. /Start/
2011-07-20 15:06