E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjela: Të rivendosim demokracinë e nëpërkëmbur

TIRANË- Spartak Ngjela në emër të koalicionit opozitar deklaroi sot për mediat se në vend po nëpërkëmbet demokracia dhe kjo gjendje sipas Ngjelës duhet të ndryshojë me forcën e opinionit publik. Kreu i PLD-së paralajmëroi kështu edhe nisjen e demonstratave.

“Opozita konstaton se që prej dy vjetësh, duke filluar që nga zgjedhjet e vitit 2009, grabitja e tyre dhe përplasja shoqërore në Shqipëri deri në ditët e sotme...gjendja shoqërore këtu ka rrëshkitur në një fashizëm oriental. Në funksion të kësaj ne e konceptojmë gjendjen si një errësirë institucionale, e cila brenda një gjendje të tillë arbitrare dhe agresive, duhet ndryshuar me forcën e opinionit publik”, tha Ngjela.

Sipas tij, rivendosja e demokracisë është e vetmja rrugë efektive.
“E vetmja rrugë është demokracia institucionale e shkelur dhe e nëpërkëmbur në Shqipëri. Kjo është e vetmja rrugë dhe ne do ta gjejmë”, shtoi Ngjela.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›