E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr i fuqishem ne zonen e Poligrafikut ne Tirane

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer gjatë paradites së sotme në zonën e Poligrafikut në kryeqytet.

Siç ka bërë me dije gazetari i “ABC News”, direkt nga vendngjarja, aty janë dërguar me urgjencë 5 automjete zjarrfikëse për të shuar zjarrin.

Ndërkaq, situata paraqitet e vështirë për shkak të materialeve që digjen.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa është djegur thuajse plotësisht fabrika e bojërave.

Nuk raportohet të ketë të lënduar, ndërsa situata vlerësohet si e rëndë për shkak të shpërthimeve, pasi rrezikohet shpërthimi nga lëndët e para.

Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga reaksion i bojërave ose nga ndonjë pakujdesi.

Haki Hoxha, drejtor i Zjarrfikësve Tiranë, ka pohuar se janë dërguar 5 automjete zjarrfikëse drejt vendngjarjes.

“Shpresojmë të izolojmë shpejt zjarrin, ndërsa janë mbi 20 zjarrfikës për shuarjen e flakëve.

Njerëzit janë evakuuar, ndërsa bojërat klasifikohen si lëndë të rrezikshme”, sqaroi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›