E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperthen nje automjet ne Tirane nuk ka te lenduar ne njerez

Një automjet ka shpërthyer në të gdhirë, në rrugën “Riza Cerova” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:00, ndërsa pronari i mjetit, Shpëtim Çiçiku, njihet si Tomi.

Në vendin e ngjarjes shkuan shërbime të Komisariatit numër 4 të Policisë së Tiranës dhe shërbime zjarrfikëse, të cilat shuan flakët dhe nisën hetimet për ngjarjen.

Sipas burimeve, shpërthimi është realizuar me një bombë Molotov, e cila ishte hedhur pranë derës së përparme të shoferit të automjetit.

Fatmirësisht, nga shpërthimi dhe flakët nuk pati të lënduar në njerëz.

Deri në orët e paradites, hetuesit e komisariatit numër 4 të Policisë nuk kishin ende një pistë për ngjarjen.

Pronari i mjetit mësohet të jetë vëllai i Maksim Çiçikut, i cili në vitin 1999 u akuzua për terrorizëm dhe plane për spiunimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Ndërkaq, mësohet se policia ka përjashtuar lidhjen e ngjarjes me faktin e akuzave për terrorizëm dhe është duke punuar për të verifikuar konflikte të mundshme të pronarit të mjeteve, i cili tashmë merret me shitblerje automjetesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›