Operacion në Ballkan, arrestohen 16 trafikantë droge
Një operacion i kordinuar i policisë të disa vendeve në Ballkan ka çuar në pranga 16 persona të cilët akuzohen si pjesëmarrës të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.
Sipas mediave, operacionet janë zhvilluar në Shqipëri, Bosnje, Mal të Zi, Kroaci dhe Serbi.
Operacione të ngjashme ishin duke u zhvilluar sot rreth mesditës në Bosnjë dhe Shqipëri. Në deklaratë thuhet se policia në Kroaci dhe Serbi gjithashtu kanë marrë pjesë në aksionin policor, në fazat fillestare të tij.
Ballkani konsiderohet si një zonë transite për trafikim të armëve dhe drogës, në drejtim të Evropës Perëndimore.