E Diel, 1 Nëntor 2026

Rihana ndez publikun me shishe shampanje

Nuk ka krizë për Rihanën. Artistja sapo ka përfunduar turneun e saj, ka nisur festimet nën alkolin e shumtë që hidheshe në formën e shiut. E mesa duket, këngëtarja nga ishujt Barbados ka festuar mbrëmjen me 12 shishe shampanje të Armand de Brignac, me një vlerë të një cilësie të mirë, prej 300 sterlinash secilën dhe në total 3600 stërlina.

Pijet të cilat u shpërndanë nga këngëtarja, kishin ardhur nga Franca.

Ende asgjë nuk është bërë zyrtare, por këtë lajm e ka konfirmuar një burim anonim për Daily Mirror.

“Rihanna gjithmonë ka dashur të bëjë një banjë me shampanjë, -tha më tej burimi. Dy këngëtaret angleze, Cheryl Cole dhe Nicola Roberts, të cilat ishin prapa skene,shpëtuan ndaj një dushi me pije alkolike.

Në përfundim të turit të saj, Rihana është nisur drejtë shtëpisë e saj në Barbados, për të pushuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›